E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani sulmon hapësirën ajrore turke/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet me Turqinë, sulmet rrezikojnë destabilizim

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë:

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik.

I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës.

Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›