E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, rritje e temperaturave

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›