Irani sulmon vendet fqinje, shtetet e Gjirit Persik raportojnë shpërthime të reja

“Shtetet e Gjirit janë të unifikuara në thirrjet për një ulje të tensioneve në luftën në Lindjen e Mesme”. Kjo është deklarata e fundit nga Katari, ndërsa Teherani nisi sulme të reja kundër fqinjëve të tij duke synuar infrastrukturën e hidrokarbureve në vendet e pasura me naftë të atij rajoni.
Të paktën dy shpërthime të forta tronditën kryeqytetin saudit Riadin, ndërsa Dubai raportoi se 4 persona u plagosën nga mbetjet e një rakete që ra mbi një zonë të banuar në jug të vendit.
Më herët, Irani goditi me dron një cisternë nafte të Kuvajtit në portin e qytetit të dytë më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe. Nuk u raportuan për të lënduar nga sulmi ndaj anijes me një ngarkese prej 2 milionë fuçish nafte, me destinacion Kinën.
/rtsh.al/