SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros – Në Gjykatën e Posaçme, Goro ka revokuar zbatimin e vendimit

SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite burg.
Prokuroria e Posaçme thotë se Jorgo Goros nga përllogaritjet I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 dite burg për të vuajtur. Urdhri I ka kaluar Policisë së shtetit, por deri në këto moment nuk është ekzekutuar nga ana e Policisë.
Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme përmes avokatëve mbrojtës, Goro ka revokuar zbatimin e vendimit për dënimin e tij. Më 25 Mars Gjykata e Apelit, la në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës.
Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, po për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.
/rtsh.al/