Irma Libohova sjell emocion me “Nuk është lodër dashuria” në Festivalin e Pranverës

Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit solli një tjetër moment të paharrueshëm, kur këngëtarja e njohur Irma Libohova u ngjit në skenë për të interpretuar këngën “Nuk është lodër dashuria”.
Me zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimin plot ndjesi, Libohova i dhuroi publikut një performancë të ngrohtë e të mbushur me emocion, duke rikthyer një nga krijimet më të dashura të repertorit shqiptar.
Pas performancës, këngëtarja pati edhe një falënderim për publikun.
“Zyrtarisht kam dalë 5 vjeçe në skenë, kam përfaqësuar kopshtin, i bie që kam mbi 60 vite në skenë. Çdo artist që del në skenë me këtë karrierë të gjatë, përulja është për publikun,” tha Libohova.
/rtsh.al/