E Premte, 6 Nëntor 2026

Ish-bashkëshorti i Khloé Kardashian hap llogari në OnlyFans, habit me deklaratën: Do të zbuloni anën time që s’e keni parë kurrë!

Lamar Odom, ish-bashkëshorti i Khloé Kardashian, ka vendosur të provojë një rrugë të re për t’u afruar me fansat e tij. Ish-basketbollisti 46-vjeçar ka hapur një llogari në OnlyFans, ku premton të zbulojë më shumë nga jeta e tij personale dhe të ndajë përmbajtje që, sipas tij, publiku nuk e ka parë më parë.

khloe

Odom njoftoi hyrjen e tij në platformë në të njëjtën ditë kur edhe partnerja e tij, agjentja imobiliare Rachel Bradley, hapi llogarinë e saj. Sipas raportimeve, dyshja janë në një lidhje që prej prillit.

Në përshkrimin e profilit të tij, ish-ylli i Los Angeles Lakers u drejtohet fansave duke kujtuar karrierën në basketboll dhe paraqitjet e tij televizive, përpara se të paralajmërojë për një përvojë ndryshe.

“Më ke parë në fushë. Më ke parë në televizor. Tani më nji më nga afër”, shkruan Odom, duke shtuar se në platformë do të shfaqë një anë më personale dhe më të gjallë të vetes.

lamar

“Asgjë nuk është jashtë kufijve”

Në një deklaratë për revistën People, Odom shpjegoi se vendimi për t’u bashkuar me OnlyFans lidhet me dëshirën për të krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë me njerëzit që e ndjekin.

“OnlyFans më jep mundësinë të lidhem me fansat e mi në një nivel krejtësisht tjetër, pa filtra”, u shpreh ai.

Megjithatë, ish-basketbollisti nuk dha shumë detaje rreth përmbajtjes që do të publikojë, duke preferuar ta mbajë të fshehtë atë që i pret abonentët.

“Nuk do të zbuloj shumë më tepër. Duhet të regjistroheni për ta zbuluar. Thjesht dijeni se jam autentik dhe asgjë nuk është jashtë kufijve”, deklaroi ai.

Odom foli edhe për TMZ, duke theksuar se njerëzit shpesh e lidhin automatikisht OnlyFans me një lloj të caktuar përmbajtjeje, por ai nuk dëshiron të vendosë paraprakisht kufij për atë që do të ndajë me publikun.

“Njerëzit dëgjojnë fjalën OnlyFans dhe menjëherë mendojnë për një gjë të caktuar, por unë nuk jam këtu për t’ju treguar se çfarë do të shihni ose çfarë nuk do të shihni”, u shpreh ai.

Më tej, Odom paralajmëroi se profili i tij do të përmbajë edhe surpriza, duke lënë të kuptohet se do të zbulojë aspekte të jetës së tij që deri më tani i ka mbajtur larg vëmendjes publike.

“Kam qenë gjithmonë një libër i hapur, por ka disa kapituj që bota nuk i ka parë ende”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›