E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-drejtoresha e AKSH-it në SPAK, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe grup të strukturuar kriminal

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK, e  e shoqëruar nga avokati i saj.

Ajo ndodhet nën masën e sigurisë e ‘arrest shtëpiak’ për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash si grup i strukturuar.

Dje ish-numrit dy të AKSHI-t Hava Delibashit iu zëvendësua masa e sigurisë së izolimit shtëpiak, në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Pjesë e së njëjtës dosje është edhe Ergys Agasi, dhe biznesmeni Ermal Beqiraj për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ata akuzohen gjithashtu si pjesë e grupit të struktuaruar kriminal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›