E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ish-drejtuesi politik i PS në Durrës paraqitet në SPAK, në dyert e Prokurorisë së Posaçme edhe Xhemal Qefalia

Ardian Çela, ish-kreu i OSHEE dhe ish-drejtuesi politik i qarkut Durrës për Partinë Socialiste, ka mbërritur në SPAK në këtë të enjte.

Çela ka drejtuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga dhjetori 2014 deri vitin e kaluar.

Në SPAK është paraqitur mëngjesin e së enjtes edhe deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i cili do të japë shpjegime për llogari të dosjes “21 Janari”.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›