E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tragjedi në Itali, makina del nga rruga, vdesin 4 të rinj, detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor iu ka marrë jetën 4 të rinjve mesnatën mes të mërkurës dhe së enjtes në Nuoro të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Fonni, kur 4 të rinjtë që udhëtonin me një Fiat Punto kanë dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ranë në një skarpatë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë pasi morën njoftimin, por nuk mundën të bënin asgjë për të rinjtë e moshës 17-20 vjeç të cilët kishin marrë plagë të rënda.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka tronditur të gjithë qytetin e Fonnit.

/a.r

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›