Ish-i përndjekuri: Pas Rusmajlit dhe Bodes e ka radhën një ministër
TIRANË- Forcat e komisariatit numër 1 kanë shoqëruar sot për një seancë pyetjesh ish-të përndjekurin politik Gjergj Ndreca, pas incidenteve me deputetin e PD-së Ilir Rusmajli dhe Ridvan Bode (njëkohësisht ministër i Financave).
Pasi u lirua ish-i përndjekuri tha se policia e pyeti për deklarimet e dhëna në media të ndryshme, ku konfirmonte se do rrihte edhe ministra të tjerë, pasi nuk është dëmshpërblyer për vitet e burgut.
Ndërkohë, efektivët e plicisë së komisariatit numër 1 sqaruan se shoqërimi i Ndrecës erdhi në bazë të vendimit të gjykatës, e cila ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Ilir Rusmajli dhe avokatit Agim Tirana si dhe nisje të procedimit penal në gjendje të lirë me akuzën “fyerje e kanosje për shkak të detyrës të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, për rastin e ministrit të Financave Ridvan Bode.
Shoqërimi i Ndrecës erdhi pas shkrimit në gazetën Panorama, ku konfirmonte se radhën për tu rrahur ditën e enjte, e ka një ministër. Duke e argumentuar si menyrën e vetme për dëmshpërblimin e viteve te burgut, Ndreca thotë se ky ministër po zvarrit dëmshpërblimin e tyre. “Do të rrahim cdo parlamentar dhe tashmë procesi i drurit ka filluar që me Rusmajlin”,- ka deklaruar Ndreca.
INCIDENTET
Më 17 shkurt Gjergj Ndreca u ndalua nga Policia e Tiranës për goditje dhe fyerje ndaj personaliteteve të njohur politik dhe jo vetëm. Ndreca së bashku me Lirak Bejkon, më datë 16 shkurt goditën me grusht deputetin Ilir Rusmajli gjatë kohës që ky po dilte nga ambientet e parlamentit. Vetëm 6 ditë më pas, Gjergj Ndreca raportohet të ketë goditur avokatin Agim Tirana, po në afërsi të Parlamentit të Shqipërisë.
Ndërkohë më 1 mars Ministri i Financave Ridvan Bode është fyer teksa po kalonte para Institutit të Ish të përndjekurve politik për shkak se ata nuk kishin mundur të marrin asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i viteve të burgut në kohën e diktaturës.
(el.me/BalkanWeb)