E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Shqipëria ka shpresa për marrjen e statusit në tetor

TIRANË- Vlerësimi i Komisionit Europian për Shqipërinë për të vlerësuar angazhimin e saj në plotësimin e 12 rekomandimeve për statusin kandidat pritet të jepet në tetor.

Deklarata është bërë sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sequi, pas inagurimit të laboratorit të financuar nga Bashkimi Europian për mjedisin në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Kreu i prezencës së BE-së thekson se deri në atë ditë Shqipëria ka shanse të mëdha për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ambasadori Sequi i ka bërë thirrje palëve politike të bashkëpunojnë për plotësimin e 12 kritereve, duke inkurajuar se miratimi i Kodit Penal ishte një hap pozitiv ndaj duhet që të vijohet në këtë rrugë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›