E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Isha i frikësuar”: Cucurella për sjelljen e Trump në Kupën e Botës për Klube

Paraqitja e Donald Trump në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pas fitores së Chelsea FC në Kupën e Botës për Klube ka shkaktuar reagime të shumta.

Chelsea mposhti Paris Saint-Germain me rezultatin 3-0 në finalen e turneut.

Lojtari spanjoll Marc Cucurella tregoi se ishte ndjerë në siklet nga qëndrimi i Trump në skenë edhe pasi ia dorëzoi trofeun kapitenit Reece James.

“Na kishin thënë të prisnim derisa ai të largohej, por ai nuk donte të largohej. Isha shumë i frikësuar”, tha Cucurella në një bisedë me gazetarin Gerard Romero.

Sipas tij, Trump i inkurajoi lojtarët të ngrinin trofeun ndërkohë që qëndronte në mes të skenës, duke e bërë momentin të pazakontë dhe të tensionuar./kosovapress

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›