Ishin bllokuar në malin e Krrabit, Policia ndihmon dy turistë turq

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Policia e Shtetit informon se ka ndihmuar dy turistë turq, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë me terren të vështirë, në afërsi të malit të Krrabit në Fushë-Arrëz.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan menjëherë operacionin për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës turistëve, duke u nisur drejt zonës ku ata kishin mbetur të bllokuar.
Pas kërkimeve në terren, turistët janë lokalizuar dhe shërbimet e Policisë po vijojnë ndërhyrjen për nxjerrjen e tyre nga terreni i vështirë dhe transportimin në një vend të sigurt.
Policia vijon veprimet në terren deri në përfundimin e plotë të operacionit të ndihmës.
/e.i/r.e/a.f/