“Ishte i dehur dhe u rrëzua”, fshehën dhunimin për vdekje të 42-vjeçarit, nis inspektimi në Policinë e Pogradecit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme.
Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.
Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policies”, njofton policia.
Si ndodhi ngjarja:
42 vjeçari Egli Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushta dhe sende të forta
Ka qenë Denis Mece, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Mece është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që nga këqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.
Në orën 01:30 minuta ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Mece si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.
Se bashku me të dyshuari kryesor Denis Mece nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë grupit i hetimit pranë komisariatit të Pogradecit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.
Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.
Tre të arrestuarit nga ana e policisë akuzohen për “Moskallëzim të Krimit”.
Policia fshehu ngjarjen:
Krimi fillimisht nuk u raportua si i tillë. Policia njoftoi se 42-vjeçari u rrëzua, teksa ishte në gjendje të dehur.
“Një person në gjendje të dehur rrëzohet duke gjetur më pas vdekjen në spital. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vendin të njohur si “Agjencia e Autobusëve”.
Burime pranë spitalit bashkiak të Pogradecit bëjnë të ditur se shtetasi 42 vjeçar, Eglantin Proga pasi mbrriti në spital pavarësisht ndërhyrjes ka gjetur vdekjen
Policia në vendin e ngjarjes ka pyetur personat e ndodhur në ato momente, ku të gjithë kanë deklaruar për uniformat blu se 42-vjecari në gjendje të dehur është rrëzuar. Po hapen kamerat e sigurisë së rrugës për të parë dinamikën e ngjarjes”, u raportua fillimisht. /vizionplus.tv