E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ishte një zë mashkulli që fliste anglisht”, kryeprokurori i Kosovës: Alarmi për bombë ishte i rremë, vijojnë hetimet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi  ka dhënë detaje mbi alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës, ku pas njoftimit policia urdhëroi largimin me urgjencë të deputetëve dhe stafit.

Pas kontrollit ka rezultuar se alarmi ishte i rremë. Kryeprokurori Gashi tha nga vendi i ngjarjes se kërcënimi ka rezultuar se është i rremë.

“Njoftimi për kërcënim me bombë ka ardhur rreth orës 10:54. Gjithë njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe Njësiti k9 dhe Njësiti për deminim, të cilët kanë bërë punën e vetë edhe ka rezultuar se është kërcënim i rremë”, u shpreh ai.

Gjithashu Zejnullahu theksoi se do të vazhdojnë me hetimet se nga ka ardhur telefonata anonime.

“Nuk ka diçka që ja vlen të ceket nga vendi i ngjarjes, hetimet për thirrjen telefonike do të vazhdojnë, ka qenë me zë mashkulli me gjuhë angleze, ne mendojmë që është nga shtet jo mike”, tha ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›