Ishte shpallur në kërkim i akuzuar për korrupsion, vetëdorëzohet në polici inspektori i IMT në Tiranë

Inspektori i IMT-së në Tiranë, Klajdi.Zh., i cili ishte shpallur në kërkim për korrupsion, është vetëdorëzuar në polici këtë të shtunë (30 gusht). 35-vjeçari u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, si rezulotat i të cilit u arrestuan dy inspektorë të tjerë të IMT-së Tiranë, Gerald F. dhe Edmond Ç..
Ata akuzohen se kanë marrë ryshfet në këmbim të mosprishjes së ndërtimeve dhe shtesave të paligjshme.
Operacioni është pjesë e hetimeve të nisura nga SPAK për të goditur korrupsionin në institucionet publike.
/rtsh.al/