E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen e Call Center-ave, kapet në Dhërmi Granit Pepnika

Policia e Vlorës ka arrestuar sot në Dhërmi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar pas operacionit në Call-Center-a. Gazetarja Afrovita Hysaj raportoi për RTSH se është kapur në Dhërmi shtetasi Granit Pepnika.

Sipas burimeve nga Policia e Qarkut Vlorë, Pepnika u vu në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën bregdetare, ndërsa ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.

Ai dyshohet si një nga personat kyç të skemës së mashtrimit kompjuterik të organizuar përmes Call Center-ave, ku qindra qytetarë, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian, u mashtruan, duke shkaktuar një dëm financiar që sipas hetimeve arrin në rreth 50 milionë euro.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, të cilat e kanë identifikuar Pepnikën si një nga personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›