E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestës para Kuvendit/ Policia arreston 19 persona, 15 efektivë mbetën të plagosur (EMRAT)

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona të dyshuar për akte dhune gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit të Shqipërisë. Sipas autoriteteve, gjatë përplasjeve u plagosën 15 punonjës policie, u dëmtua një automjet i Policisë së Shtetit dhe u sulmuan deputetë gjatë largimit nga godina e Parlamentit.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije se janë arrestuar:

  • Besnard Kaimi;
  • Aristotel Elezaj;
  • Gentjan Progni;
  • Durim Bami;
  • Kujtim Pervataj;
  • Romarjo Dushi;
  • Ardit Ymaj;
  • Niko Qarkaj;
  • Ylli Shima;
  • Ervis Gjoni;
  • Frrok Bardhi;
  • Rezart Pirani;
  • Admir Tershalla;
  • Albion Nikolli;
  • Elvis Biçi;
  • Altin Hila;
  • Ervin Gega;
  • Everes Bardhi;
  • Arbër Lleshaj.

Sipas policisë, Arbër Lleshaj është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës.  Përveç të arrestuarve, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 12 shtetas, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e gjashtë personave të tjerë të dokumentuar me pamje filmike duke kryer veprime të dhunshme.

Sipas bilancit të bërë publik nga Policia e Shtetit, gjatë protestës:u plagosën 15 punonjës policie;u dëmtua një automjet policie;pati sulme me sende të forta ndaj efektivëve; u sulmuan automjetet e deputetëve pranë Kuvendit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale:”Shkatërrim prone”;”Kundërshtim i punonjësit të policisë”;”Goditje për shkak të detyrës”;”Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”;”Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”;”Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë”;”Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›