E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ismaili në Asamblenë e Përgjithshme të EYCA-s: Forcim i politikave për të rinjtë

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Në Shqipëri u zhvillua për herë të parë Konferenca e 42-të dhe Asambleja e Përgjithshme e EYCA-s, një aktivitet me fokus bashkëpunimin ndërkombëtar rinor, shkëmbimin e ideve dhe forcimin e politikave për të rinjtë.

Në event mori pjesë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, si dhe ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja.

Ismaili vlerësoi në një reagim rëndësinë e këtij eventi, duke theksuar se të rinjtë përbëjnë një forcë aktive të shoqërisë dhe jo vetëm të ardhmen e saj.

Sipas saj, vëmendja e shtetit ndaj të rinjve është një investim në dinjitet, mundësi dhe në ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë dhe më europiane.

“Një aktivitet i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar rinor, shkëmbimin e ideve dhe forcimin e politikave për të rinjtë. Sepse të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja që presim, por energjia, mendimi dhe forca që duhet të mbështesim sot. Vëmendja e shtetit ndaj tyre është investim në dinjitet, mundësi dhe në një Shqipëri më të drejtë e më europiane”, theksoi Ismaili.

Ky aktivitet vlerësohet si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e politikave rinore dhe përfshirjen më aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›