E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët testohen në matematikë, provimet mbyllen në 23 qershor me lëndën me zgjedhje

Këtë të martë maturantët zhvillojnë provimin e tretë të maturës shtetërore, atë të matematikës.

Ky testim konsiderohet i vështirë për ta megjithatë presin rezultate të larta, nisur nga përgatitjet që kanë bërë gjatë vitit. Maturantët janë paraqitur në qendrat e provimit në orën 8:30, për të nisur testimin në orën 10:00 dhe për të përfunduar në 12:30.

Maturantët pohojnë se leksionet kanë vijuar deri një ditë para provimit, ndërsa vlerësojnë procesin si të rregullt dhe të kujdesshëm.

Provimi u zhvillua në 144 qendra testimi të ngritura në shkolla në të gjithë vendin, me angazhimin e rreth 2.000 mësuesve administratorë.

Procesi i Maturës Shtetërore do të do të përmbyllet më 23 qershor me testin e lëndës me zgjedhje, ndërsa maturantët janë edhe në pritje të rezultateve të provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›