Isuf Kovaçi, artizani i fundit i këpucëve në Kukës

Që prej moshës 18-vjeçare, Isuf Kovaci prodhon këpucë në mënyrë artizanale në punishten e tij. Edhe pse sot kanë kaluar mbi 45 vite ai e vazhdon me po të njëjtin pasion si ditën e parë.
Ai shprehet se punimet që realizon janë të modeleve të ndryshme.
“Kur e nisem si zanat për ta mësuar ishim rreth 10 nxënës, ndërsa sot vetëm unë e vazhdoj”, shprehet Isufi teksa na thotë se këto zanate nuk vlerësohen më.
“Prej vitesh asnjë i ri nuk më ka kërkuar të mësojë zanatin e këpucarit”, thotë ai.
Isuf Kovaci ka mbi 45 vite në këtë zanat. Ai jep shembullin se zanatet duan përkushtim, por edhe pasion.
RTSH