E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, 360 mije emigrante perfitime nga sigurimet shoqerore

Rreth 360 mije shtetas shqiptare, qe jetojne ne Itali, do te perfitojne nga sigurimet shoqerore. Kjo fale Protokollit te Bashkepunimit qe Instituti Mbrojtes (Patronati) i sindikates italiane CISL, ka nenshkruar me Institutin e Sigurimeve Shoqerore te Shqiperise. Te gjithe keta njerez, qe kane nevoje te jene te informuar mbi te drejtat dhe mbrojtjet qe ligji parashikon, tani mund te kene mbeshtetjen e rrjetit te asistences se krijuar nga sportelet territoriale te Institutit Kombetar Italian te Asistences Sociale. Kjo marreveshje e nenshkruar mes paleve merr nje rendesi edhe me te madhe, po te merret parasysh fakti qe deri me sot nuk ekziston ndermjet Italise dhe Shqiperise nje marreveshje dypaleshe ne fushen e mbrojtjes sociale, qe te siguroje ruajtjen e te drejtave per mbrojtje sociale qe u takojne shtetasve qe kane emigruar nga njeri vend ne tjetrin.
INAS dhe ISSH rane dakord qe te bashkepunojne per te zhvilluar veprimtarite institucionale perkatese ne kuadrin e emigracionit, duke shkembyer per kete qellim informacione, eksperte, njohuri teknike, si edhe te bashkepunojne ne frontet e informimit dhe te formimit. Do te realizohen fushata per shtetasit shqiptare emigrante, te cilet shume shpesh jane nisur dhe nisen edhe sot, pa pasur te qarte se cilat jane te drejtat e tyre, se si mund t'i kerkojne ato dhe per te mos humbur ato qe tashme u perkasin. Qellimi i ketyre fushatave eshte qe te perhapen njohurite mbi mbrojtjen dhe asistencen sociale te parashikuara nga kuadri ligjor italian dhe shqiptar dhe qe te persosen sherbimet e ofruara nga Instituti i Mbrojtjes INAS dhe nga CISL ne pergjithesi. Njekohesisht, do te perpunohet, ne menyre te perbashket, nje program i pershtatshem formimi per operatoret e sporteleve te te dy instituteve, me qellim qe te dine te permbushin me efektshmeri dhe me kompetence kerkesat e shtetasve shqiptare, qe ndodhen tashme ne Itali, ose qe kane ndermend te shkojne atje per arsye pune. "Me kete marreveshje, INAS-i, i cili eshte angazhuar fuqishem qe me perpara per t'iu ardhur ne ndihme emigranteve, duke u mbeshtetur ne legjislacionin italian ne fuqi dhe ne protokollet e nenshkruara me Ministrine e Brendshme italiane, presidenti Panero, renditet i pari ne afrimin, orientimin dhe mbrojtjen e komunitetit te shqiptareve, njerit prej me te medhenjve ne vendit tone". Gjithashtu, INAS-i eshte i pari institut mbrojtes ne Itali qe kemi lidhur marredhenie partneriteti operativ me Institutin e Sigurimeve Shoqerore te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›