E Diel, 1 Nëntor 2026

Lika: Ndaj Vllaznise na duhet fitorja

Superliga do te luaje sot javen e saj te 14-te. Te 6 ndeshjet kane rendesine e tyre, por vemendjen e terheq pikerisht takimi Vllaznia-Partizani. Te kuqte jane ne vendin e pare me te njejtat pike sa dhe Dinamo. Ndersa shkodranet jane ne vendin e katert dhe 4 pike larg vendit te pare. Trajneri i Partizanit, Hasan Lika, e konsideron kete ndeshje te veshtire, kjo dhe per vete faktin se takimi do te jete ne "Loro Borici", por deshiron qe nga kjo ndeshje ta marre tri piket, qe e mbajne skuadren e tij ne vendin e pare. "Ndeshja me Vllaznine, nuk mund te thuhet se eshte e lehte, por nje nder me te veshtirat. Ata kane nje ekip te forte qe gjithmone ka konkurruar fuqishem ne kampionatin shqiptar. Vllaznia vjen nga nje barazim qe e kane marre ne Tirane kunder Dinamos dhe luajne mire ne fushen e tyre. Por kjo nuk do te thote se ne do te shkojme atje per t'u mposhtur, apo per te kerkuar barazimin. Qellimi yne eshte te shkojme ne Shkoder dhe te marrim maksimumin e pikeve, sepse vetem kjo na ben qe te jemi te sigurt qe do te qendrojme ne vendin e pare. Ne do te luajme si ata qe udheheqin kampionatin". I pyetur ne lidhje me gjendjen e skuadres se tij perpara kesaj ndeshjeje, tekniku i te kuqve pohon: "Lojtaret po kalojne nje gjendje te mire fizike. Nuk mund te them se jemi perfekte, por gjerat duken mire dhe kam besim te keta djem. Ambicia jone eshte te jemi ne krye dhe te arrijme ta mbajme kreun dhe kjo arrihet duke pasur motivimin e lojtareve dhe besim te ta. Prandaj, une u them qe te jene shume te motivuar, per kete ndeshje". Lika ka folur dhe per rivalet e tij kryesore: "Ne kete gare kemi mjaft rivale, si Dinamo, Besa, Vllaznia, Tirana dalengadale po e merr veten. Te gjitha keto i bejne gjerat me te veshtira dhe me te bukura. Gje qe ben dhe terheqjen dhe interesin e sportdashesve", ka perfunduar trajneri i Partizanit, Hasan Lika.
Pervec ndeshjes Vllaznia-Partizani, do te luhen dhe te tjerat, ku Tirana do te prese Skenderbeun, Besa do te udhetoje drejt Vlores per te matur forcen e saj ndaj Flamurtarit, dinamovitet do tentojne te marrin nje fitore te thelle ndaj Kastriotit, per te marre vendin e pare me anen e golavorazhit, nenkampionet do te jene perballe Elbasanit dhe Beselidhja do te kete te "ftuar" ne fushen e saj Shkumbinin.
Superliga
Java e XIV
Tirana-Skenderbeu 14:00
Gjyqtare: A.Lulaj R.Zhuli-I.Shima
Flamurtari-Besa 14:00
Gjyqtare: A.Janku G.Qirici-E.Miho
Teuta-Elbasani 14:00
Gjyqtare: T.Latifi L.Mustafaraj-M.Dervishi
Kastrioti-Dinamo 14:00
Gjyqtare: Sh.Guce D.Koreshi-A.Pregja
Beselidhja-Shkumbini 14:00
Gjyqtare: K.Meta F.Elezi-A.Mali
Vllaznia-Partizani 15:30
Gjyqtare: S.Jareci E.Doda-D.Rexha
Renditja
1 Partizani 25
2 Dinamo 25
3 Besa 24
4 Vllaznia 21
5 Elbasani 20
6 Tirana 19
7 Flamurtari 17
8 Shkumbini 17
9 Kastrioti 16
10 Teuta 11
11 Beselidhja 9
12 Skenderbeu 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›