Itali shqiptari arratiset nga burgu preu hekurat me sharre
Rome-Dy te burgosur nje shqiptar dhe nje rumun respektivisht 29 dhe 25 vjec jane arratisur mengjesin e sotem nga burgu i Regina Coeli ne Rome . Te burgosurit kane sharruar hekurat e qelise dhe me pas me nje litar dhe nje bisht fshese kane mundur te arrijne nga kati i trete ne te dytin. Per disa minuta jane fshehur ne murin e burgut per ti shpetuar rojeve dhe me pas jane arratisur. Gjate oreve te pasdites policia ka zbardhur identitetin e tyre. Behet fjale per 28 vjecarin shqiptar Altin Hoxha i cili njihej si rrembyesi me sy te akullt dhe rumunin 25 vjecar Setan Cusnir.