E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ivan Gvozdenović shpallet trajneri i muajit gusht

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović është përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit, si trajneri i muajit gusht. Vlerësimi është bërë nga drejtoria teknike në Federatën Shqiptare e Futbollit.

Në dy javët e luajtura në muajin gusht, skuadra elbasanase ka arritur të fitojë një ndeshje kundër Flamurtarit dhe të barazojë me Egnatian.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Gvozdenović falënderon stafin dhe lojtarët. Ai shprehet se nuk do ta fitonte këtë trofe pa ndihmën e tyre.

“Jam pak i emocionuar. Dua të falënderoj FSHF-në, stafin tim dhe lojtarët. Sot nuk fitova unë, sot fituam të gjithë bashkë. Pa stafin dhe pa lojtarët e mi, edhe unë nuk do isha sot këtu. Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur”, u shpreh ai.

Ai tha se synimi madhor është fitimi i trofeve në nivel skuadre, jo vetëm në nivel personal.

“Do të luftojmë fort dhe do besojmë, por në Shqipëri kemi shumë trajnerë të mirë, jo vetëm unë. Ndoshta unë isha edhe me fat për muajin gusht”, tha trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović për fshf.org.

Duke nisur nga sezoni 2025/2026, Federata e Futbollit ka vendosur që të japë trofeun “Trajneri i muajit” për teknikët më të mirë të “Abissnet Superiore”. Një trofe që ka si synim të vlerësojë punën e secilit trajner në kampionatin elitë në Shqipëri.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›