E Martë, 3 Nëntor 2026

Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë Vlorën

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe familja e tyre.

Ata kanë zgjedhur që në këtë udhëtim të drekojnë në një nga restorantet në qytetin bregdetar, tek i cili kanë postuar edhe një foto.

Në sfond perëndimi dhe ishulli i Sazanit, ku dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë një super resort në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

“Një perëndim dielli i artë dhe një mbrëmje e paharrueshme. Ishte një nder i vërtetë të mirëprisja Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, së bashku me familjen e tyre të bukur, në brigjet e Vlorës.

Momente të tilla na frymëzojnë të ndjekim përsosmërinë çdo ditë — përmes autenticitetit, elegancës dhe mikpritjes së përzemërt”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Aldo Mehmeti, kuzhinieri i restorantit ku drekuan Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollarë, ku edhe shteti shqiptar do të jetë pjesë e investimit.

View this post on Instagram

A post shared by Aldo Mehmeti (@aldomehmeti)

/gj.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›