E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli rihap pikën kufitare të Rafah, të paktën 600 kamionë me ndihma do të hyjnë në Rripin e Gazës

Izraeli ka njoftuar se do të rihapë pikën kufitare në Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës me qëllim lejimin e ndihmës humanitare për palestinezët.

Të paktën 600 kamionë me ndihma do të hyjnë në Rripin e Gazës.

Rihapja e pikës kufitare Rafah, e cila u vendos “në nivel politik”, vjen pasi Hamasi dorëzoi katër trupa të tjerë pengjesh si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të pranuar si nga organizata palestineze ashtu edhe nga Izraeli.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›