E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Zgjedhorja” dhe “Territorialja” në Kuvend/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton nismat e PS për Komisionet Parlamentare

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare është mbledhur sot për të shqyrtuar dhe për të futur ne axhendën e kuvendit dy kërkesa të deputetëve socialistë.

Gazetarja e ABC News Greta Bullari raporton se bëhet fjalë për ngritjen e dy komisioneve të posaçme, atij për reformën zgjedhore dhe komisionit për reformën administrative-territoriale.

Në Kodin Zgjedhor duhen adresuar edhe nenet përkatëse për mbajtjen e zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Ndërsa Komisioni i Reformës Territoriale pritet të plotësojë ligjin me ndryshimet e rekomanduara pas reformës së kryer në vitin 2014/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›