E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut në thellësi të Libanit

Ushtria izraelite ka sulmuar objektivat e Hezbollahut në thellësi të Libanit. Ky reagim vjen pas sulmit në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, i cili vrau të paktën 11 fëmijë dhe adoleshentë.

Izraeli tha se depot e armëve dhe “infrastruktura terroriste” u goditën ku zonat e prekura ishin Chabriha, Borj El Chmali dhe Beqaa, Kfarkela, Rab El Thalathine, Khiam dhe Tayr Harfa.

Kjo vjen pas paralajmërimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu tha se grupi militant libanez Hezbollah “do ta paguajë shtrenjtë”  për sulmin ndaj një fushe futbolli në Lartësitë  e Golanit që vrau të paktën 11 fëmijë dhe adoleshentë.

Izraeli fajësoi Hezbollahun për sulmin e së shtunës në rajonin e kontrolluar nga Izraeli, por Hezbollahu nxitoi të mohonte të kishte gisht.

Ministri i Jashtëm Israel Katz i kishte thënë më herët transmetuesit izraelit Channel 12 se Hezbollah “ka kaluar të gjitha vijat e kuqe” , ndërsa shtoi: “Ne jemi afër momentit në të cilin përballemi me një luftë të gjithanshme”.

“Rreth katër muaj më parë, pati një rënie dramatike në furnizimin me armatime që mbërrinin nga SHBA në Izrael”, tha Benjamin Netanjahu.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari u shpreh se 20 persona u plagosën në sulmin në Lartësitë e Golanit.

Sulmi nga Hamasi, grupi militant i mbështetur nga Irani që sundon Gazën, shkaktoi ofensivën e Izraelit në enklavën e rrethuar. Sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë në Gaza, lufta gati 10-mujore ka vrarë më shumë se 39,000 njerëz. Ky numër nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr që nga 8 tetori. Javët e fundit, shkëmbimi i zjarrit përgjatë kufirit Liban-Izrael është intensifikuar, me sulmet ajrore izraelite dhe sulmet me raketa dhe dron nga Hezbollahu që godasin më thellë dhe më larg kufirit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›