Rrëzohet një avion i vogël në North Yorkshire të Anglisë, 2 viktima

Dy persona rreth të 20-tave kanë humbur jetën, pasi një avion i vogël me dy ulëse u rrëzua në një fushë në North Yorkshire, Angli. Dy viktimat janë piloti dhe pasagjeri i avionit.
Arsyet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa nuk është raportuar për persona të tjerë të lënduar.
/rtsh.al/