E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraelitët protestojnë kundër qeverisë, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Izraelitët janë mbledhur në sheshin “Demokracia” në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë së Benjamin Netanjahu duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, si dhe për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Protesta organizohet nga “Change Generation”, një lëvizje e themeluar pas sulmit të 7 tetorit për të kërkuar lirimin e pengjeve dhe ndryshimin e udhëheqjes izraelite.

Policia ka barrikaduar pjesë të rrugës Begin dhe rrugës Kaplan për të frenuar demonstratën, si dhe daljet pranë autostradës Ayalon për të parandaluar protestuesit të bllokojnë trafikun, siç ka ndodhur shpesh në protestat e tjera.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë bërë të ditur se përafërsisht 300 mijë njerëz janë larguar nga Rafah si rezultat i asaj që Izraeli e quan evakuimi aktual i përkohshëm, nga qyteti më jugor i Gazës.

Në një deklaratë për mediat, IDF tha se “deri më tani, rreth 300 mijë Gazanë kanë lëvizur drejt Zonës Humanitare në Al-Maëasi”, e cila është në bregdetin në veri të Rafah.

Al-Maëasi ishte tashmë i mbushur me njerëz të zhvendosur përpara se civilët në Rafah të urdhëroheshin të lëviznin atje.

Shifra prej 300 mijë është dyfishi i vlerësuar nga IDF të enjten. Sipas IDF  ishte “e rëndësishme për fillimin e evakuimit aktual të përkohshëm të popullatës civile nga Rafah”, duke treguar se nuk përfshin njerëz që mund të kenë lëvizur në atë drejtim përpara operacionit në lindje.

Ndërkaq, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet humanitare vlerësojnë se diku midis 1.2 dhe 1.4 milion njerëz jetonin në zonën e Rafah përpara se të fillonte operacioni izraelit në pjesën lindore të qytetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›