Ndërhyrja ushtarake, Izraeli: 300 mijë njerëz janë larguar nga Rafah

Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë bërë të ditur se përafërsisht 300 mijë njerëz janë larguar nga Rafah si rezultat i asaj që Izraeli e quan evakuimi aktual i përkohshëm, nga qyteti më jugor i Gazës.
Në një deklaratë për mediat, IDF tha se “deri më tani, rreth 300 mijë Gazanë kanë lëvizur drejt Zonës Humanitare në Al-Mawasi”, e cila është në bregdetin në veri të Rafah.
Al-Mawasi ishte tashmë i mbushur me njerëz të zhvendosur përpara se civilët në Rafah të urdhëroheshin të lëviznin atje.
Shifra prej 300 mijë është dyfishi i vlerësuar nga IDF të enjten. Sipas IDF ishte “e rëndësishme për fillimin e evakuimit aktual të përkohshëm të popullatës civile nga Rafah”, duke treguar se nuk përfshin njerëz që mund të kenë lëvizur në atë drejtim përpara operacionit në lindje.
Ndërkaq, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet humanitare vlerësojnë se diku midis 1.2 dhe 1.4 milion njerëz jetonin në zonën e Rafah përpara se të fillonte operacioni izraelit në pjesën lindore të qytetit.
/rtsh.al/