E Diel, 1 Nëntor 2026

JAPONI – Takaichi shpërndan parlamentin, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme

TOKIO, 23 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministrja e re konservatore e Japonisë, Sanae Takaichi shpërndau sot Dhomën e Ulët të parlamentit, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 8 shkurt.

Takaichi kryeson aktualisht sondazhet parazgjedhore.

Takaichi, 64-vjeçe, u zgjodh në fund të tetorit si kryeministrja e parë grua në historinë e Japonisë.

Vendimi për të thirrur zgjedhje të parakohshme nuk është pa rrezik dhe mbetet për t’u parë nëse popullariteti personal i Takaichit do të përkthehet në mbështetje më të gjerë për LDP-në.

Partia, e cila ka qeverisur pothuajse pa ndërprerje që nga viti 1955, ka humbur së fundmi shumicën në të dyja dhomat e parlamentit.

LDP-ja  shpreson të rifitojë votuesit konservatorë që janë larguar drejt partisë së vogël të ekstremit të djathtë, Sanseito./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›