E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja cfare mund te sillte Bashanga Holanda ne Tirane

Te tjera rreth shkrimit VIDEO Ky eshte nje video dokumentar se si ka evoluuar ne Vendet e Uleta levizshmeria me ane te bicikletave ne zonat urbane dhe ekstraurbane. Per nje kohe te gjate rruget ishin te zena nga trafiku i makinave dhe numri i viktimave sidomos femije rritej dita dites. Me pas me krizen e karburanteve dhe protestat e viteve 70 u vendos qe te lindnin pistat per bicikletat te cilat edhe sot jane aq te njohura ne keto vende sa duket sikur ato kane qene gjithmon aty.
Dokumentari mund te na ndergjegjesoje edhe ne ne Shqiperi te zgjedhim politika te tilla pasi cmimi i karburantit dhe ndotja e ambientit eshte bere mjaft shqetesuese per shoqerine tone. Bashkia duhet ti promovoje keto politika pasi do te kurseheshin mjaft leke ne karburant dhe ne shendetesi pasi rastet e semundjeve nga ndotja do te uleshin dhe permiresimi i jetes do te ishte me i ndjeshem. Pra keto politika kane treguar per benefitet qe kane pasur shume shoqeri jashte Shqiperise dhe eshte mire qe mos te tregojme indiference ndaj tyre.
Kryebashkiaku aktual i Tiranes Lulzim Basha ka jetuar dhe ka familjen ne Holande. Atehere mendojme se eshte njeriu i duhur te punoje per te sjelle kete shembull dhe ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›