Jahti luksoz “Andromeda” ankorohet në portin e Durrësit

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Jahti gjigant i miliarderit izraelit Juri Milner është ankoruar sot në portin e Durrësit, ku ndalesat e jahteve turistike vijojnë në brigjet e portit më të madh në vend.
Autoriteti Portual i qytetit bregdetar njoftoi sot se jahti i dizajnuar nga prestigjiozi norvegjez Kleven Maritime AS, i prezantuar më 2016, është ndalur sot në Durrës, pas ndalesës së tij në brigjet franceze të La Seyne sur Mer.
Superjahti “Andromeda” ka një gjatësi prej 107 m dhe zhytje deri në 5,11 m. Ai lundron nën flamurin e ishujve Kajman, ka një GT 5.937 tonë, ekuipazh prej 43 marinarësh dhe kapacitet akomodues deri në 30 pasagjerë.
Kompleksi portual po zgjeron gjithnjë e më shumë logjistikën për të ofruar shërbime të standardeve ndërkombëtare për mjete turistike lundruese, përfshirë jahtet dhe kroçerat, një hap tjetër drejt zhvillimit të turizmit elitar në vend.
Nga ankorimi në portin e Durrësit të jahtit të miliarderit izraelit 1 nga 5/e.i//r.e//a.f/