E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lisbona, destinacioni më i ri në Aeroportin e Tiranës

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Qytetarët shqiptarë prej ditës së sotme mund të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt një destinacioni të ri, në Lisbonë të Portugalisë.

TIA ndau në rrjete sociale pamje të avionit të linjës direkte “Easyjet” që mbërriti për herë të parë sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga Lisbona.

Kjo linjë do të ketë dy fluturime në javë, çdo të martë dhe të shtunë.

Shtimi i këtij destinacioni ofron mundësi edhe më të përshtatshme për ata që duan të vizitojnë familjarët, apo për ata që duan të eksplorojnë Portugalinë.

“Një urë e re midis Shqipërisë dhe Portugalisë sapo u hap. Sot mirëpritëm fluturimin e parë të ‘easyjet’ nga Lisbona në Tiranë, duke forcuar lidhjet tona me Evropën Perëndimore”, shkroi TIA në rrjete sociale.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është shndërruar në një qendër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota.

1 nga 5

/e.xh//a.f//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›