E Diel, 1 Nëntor 2026

Janari hap dialogun per liberalizimin e vizave me Kosoven

PRISHTINE-Per Kosoven muaji janar hap dialogun per liberalizmin e vizave ka deklaruar ministrja kosovare e Integrimit Evropian Vlora Citaku.

2012 do te filloj me nje dinamizem shume me te larte se vitet tjera. Menjehere ne janar do te hapim dialogun per liberalizim te vizave ndersa ne shkurt do te konstituohet Keshilli Kombetar per Integrim Evropian tha ajo ne takimin e fundvitit me median.

Sipas saj ne pjesen e pare te vitit 2012 do te organizohet Forumi i Nivelit te Larte me qellim te koordinimit sa me te mire me komunitetin e donatoreve.
Asistenca e Bashkimit Evropian ne vlere prej 70 milione euro do te programohet deri ne fund te muajit shkurt tha Citaku.

Ajo paralajmeroi se gjate vitit 2012 do te shohim intensitet te shtuar ne progresin drejt negociimit te marreveshjes tregtare me Bashkimin Evropian.

Reformat do te ndodhin me ata qe deshirojne te reformohen deri sa ata individe qe do te identifikohen si pengese ne kete rrugetim nuk do te vazhdojne te jene pjese e qeverise tha ministrja e Integrimit Evropian. Ajo vlereson se arritja me e madhe e vitit 2011 eshte materializimi i perspektives Evropiane te Kosoves.

Raporti i Progresit perkunder konstatimit real te disa sfidave qe na presin perpara ka konstatur decidivisht qeveria e re ka deshmuar perkushtimin ndaj perspektives evropiane te Kosoves theksoi ministria Citaku raporton atsh.
/sg/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›