E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret festojne Vitin e Ri6 te lenduar nga fishekzjarret

Te tjera rreth shkrimit FOTO VIDEO - Festimet ne bote Femijet e pare 2012 marrin urimin e Topit e Berishes Viti i Ri ne Kosove kenge e valle ne shesh Enea femija i pare TIRANE- Me fishekzjarre dhe urimin nga mot Gezuar shqiptaret kane pritur mbreme ne mesnate nderrimin e viteve. Mijera qytetare priten qe akrepat e ores te shenonin 0000 neper sheshet kryesore te qyteteteve ndersa shume te tjere me festime ne mjaft lokale ne pikat turistike.

Ne Tirane qindra te rinj kane dale ne sheshin Skenderbej per te pare spektaklin e fishekzjarreve qe kishte organizuar bashkia por dhe fishekzjarret e hedhura nga vete qytetaret. Qarkullimit te renduar me makina dhe kembesore mbas ores 2200 te mbremjes i kane lene vendin muzikes dhe festimeve ne pubet e lokalet e kryeqytetit.
Zona e Bllokut eshte nje nga me te prefruarat e rinise se kryeqytetit Lokalet e kesaj zone kane qene tejet te mbushura jo vetem nga te rinj.

Tirana ka festuar deri ne oret e para te mengjesit te 1 Janarit ndersa sot ne mengjes eshte zgjuar e pergjumur por me nje kohe te bukur me diell ndonese temperaturat jane te uleta. Shumica e aktiviteve private u kane vene kycin dyerve te tyre dhe qepenat e dyqaneve thuajse jane te gjithe te mbyllur.

Ne Elbasan disa qindra te rinj dhe familjare festuan naten e madhe te nderrimit te viteve ne sheshin kryesor te qytetit perballe Portes se Kalase. Me qindra fishekzjarre kane mbushur qiellin ndersa pas ores 00.30 te rinjte e qytetit jane argetuar ne baret dhe lokalet e qytetit ku kane kaluar se bashku deri ne oret e para te mengjesit.

Ne Durres Viti i Ri eshte pritur me sirenat e anijeve dhe te trageteve te vendosura ne kalaten e portit.

Ne Gjirokaster atmosfera festive eshte zhvendosur ne qender te qytetit ku bashkia kishte organizuar nje koncert festiv. Po keshtu dhjetra fishekzjarresh te larmishme kane ndezur me shume festen tradicionale te nates te fundvitit.

Ne Vloremijera qytetare e percollen oren 00.00 ne mjedise publike pergjate bulevardit Vlore-Skele ne Sheshin e Flamurit etj. Kjo atmosfere vazhdoi per me shume se dy ore. Trafiku u rendua dhe qarkullimi u nderpre pavaresisht masave qe kishte marre policia per disiplinimin e tij. Skela dhe Sheshi i Flamurit ishin dy mjediset kryesore ku qytetaret vlonjate percollen kete nate duke festuar se bashku. Mijra fishekzjarre ndricuan qiellin duke krijuar nje atmosfere shumengjyreshe.

FISHEKZJARRET 6 TE LENDUAR NE TIRANE
Policia ka qene ne gadishmeri per te ruajtur rendin e sigurine dhe ndryshe nga vitet e kaluara raportohen te kete pasur me pak incidente me fishekzjarre. Kjo eshte konfirmuar dhe nga mjeket e QSUT te cilet deklaruan se ka pasur pak raste me lendime te lehta nga fishekzjarret.

Policia e Tiranes ben te ditur se 6 persona kane marre demtime djegieje nga perdorimi i fishekzjarreve. Demtimet kane qene te lehta dhe pasi kane marre ndihmen mjeksore kane lene qendrat spitalore te Tiranes.
Agjencia telegrafike e lajmeve raporton se jane shenuar 3 aksidente rrugore nga te cilet nje aksident ne periferi te Tiranes me pasoje plagosjen e nje shtetaseje ndersa dy aksidentet e tjera nuk kane pasur pasoja ne njerez.
Te njejtat burime bene te ditur se po ashtu eshte evidentuar plagosja e nje shtetasi ne zonen e Alliasit ne Tirane pa rrezik per jeten. Per sigurimin e rendit dhe qetesise publike ishin angazhuar nje numer i madh forcash rendi te cilat mundesuan mbarevajtjen e festimeve ne metropolin Shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›