Jasir Asani transferohet tek Esteghlal FC në Iran

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani do të vijojë karrierën e tij tek Esteghlal FC në Iran.
30-vjeçari është larguar pas dy vitesh e gjysmë nga koreanojugorët e Gwangju, ndërsa Esteghlal FC pagoi 1 milion dollarë për të pasur shërbimet e lojtarit shqiptar që këtë verë.
Sipas njoftimit të klubit iranian, Asani do të mbërrijë në Teheran për t’u bashkuar me ekipin e ri dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Ricardo Sa Pinto.
“Esteghlal” është një nga klubet historike të Iranit dhe ka një mbështetje të madhe nga tifozët.

/gj.m/r.e/j.p/