E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jaupaj: 12 shtigje natyrore të reja janë hapur në zonat e mbrojtura

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë, 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura prezantuan 12 shtigje natyrore të reja.

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj ndau në rrjete sociale momente nga ky aktivitet, që bëri bashkë shumë dashamirës të natyrës, familjes dhe grupet e komuniteteve lokale, të cilët eksploruan habitatet e ndryshme natyrore, duke promovuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

Këto shtigje ofrojnë mundësi unike për eksplorim dhe njohje të bukurive natyrore që gjenden në zonat e mbrojtura të Shqipërisë.

Ecja në natyrë është një mënyrë shumë e mirë për të ndërlidhur komunitetin me ambientin dhe për të inkurajuar një stil jetese të shëndetshëm.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat natyrore të vendit, duke kontribuar në ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve rurale.

Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura synon të vazhdoj të punojnë për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e këtyre shtigjeve, duke garantuar akses të sigurt dhe mbrojtje të mjedisit për brezat e ardhshëm.

/e.xh//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›