E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emërohen katër zv.ministra të rinj

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në rang zëvendësministrash.

Kështu, mbi bazën e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave u vendos emërimi në detyrën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, i Besjan Kadiut.

Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë ndërsa Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Vilma Premtit si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkaq, u vendos lirimi nga detyra i Ana Kapajt, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Po ashtu, lirohet Klajd Karameta si zëvendësministër i Drejtësisë, si dhe Silda Çepe si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›