E Martë, 3 Nëntor 2026

Java Evropiane e Shëndetit Mendor, psikolgia Haxhiu: Problemet e shëndetit mendor janë në rritje

Java Evropiane e Ndërgjegjësimit mbi Shëndetin Mendor, është një mundësi për individë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, që të përfshihen në diskutime rreth aspekteve të ndryshme.

E ftuar në studion 24 në RTSh, psikologia Jonida Haxhiu u shpreh se problemet e shëndetit mendor janë te ndryshme dhe te cilat nuk mund te parashikohen. Gjithashtu psikologia u shpreh se këto problematika vazhdojnë te jene ne rritje.

“Shëndeti mendor për fat të keq në shumë raste është i nënvlerësuar dhe i papranuar për rëndësinë e vet dhe si i tillë në shumë raste nuk e marrim në konsideratë sesi shëndeti mendor funksionon.

Problematikat e shëndetit mendor janë të ndryshme, dhe të paparashikueshme për shkak të dinamika që paraqesin. Secili prej nesh është i ndryshëm kjo do të thotë që secili prej nesh shfaq problematika të ndryshme.  Fakt është për fat të keq që problemet e shëndetit mendor po pësojnë rritje nga vitit ne vit dhe kjo lidhet me dy momentet si për shembull lloji i jetës që ne bëjmë, mbase dhe forma të ndryshme të teknologjisë qe janë të pranishme por kjo rritje mund të përkthehet nga ana tjetër edhe me rritjen e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor”, tha psikologja Jonida Haxhiu.

Psikologja Haxhiu tha gjithashtu se janë të shumtë ata persona të cilët nuk raportojnë nëse të afërmit e tyre kanë probleme të shëndetit mendor.

“Shpesh problemet e shëndetit mendor nuk raportohen, shkojnë të fshehura për te shmangur diskriminimin që në të shumtën e rasteve është në mendjen e të afërmeve të personave të sëmur. Në të gjithë botën kemi rritje të shëndetit mendor. Por e rëndësishme është që ato të kurohen dhe të marrin mjekimin dhe trajtimin e duhur tek psikologu apo psikiatri.

Për sa i përket probleme të shëndetit mendor nuk mund të themi që ka një grup moshe që preket më shumë dhe jo për fat të keq jemi të gjithë të predispozuar.  Në mosha të ndryshme shfaqen probleme të ndryshme duke e bërë këtë moshë të predispozuar për tu prekur nga një problematik e tillë.

Diagnoza dhe shqetësimi i problemit mendor që individi po kalon të jemi të kujdesshëm që ta bej specialisti. Ndodh që shpejtojmë për të dhënë një diagnozë apo edhe përshkrime medikamentesh gjë që nuk duhet të ndodh. Për çdo problem është që të drejtohet tek specialisti për të bërë vlerësimin e personit dhe shqetësimit që ai po kalon”, tha Haxhiu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›