Java Kulturore Suedeze: Art, trashëgimi dhe aktivizëm qytetar

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Java Kulturore Suedeze do të jetë e mbushur me art, muzikë, trashëgimi kulturore dhe aktivizëm qytetar.
Prej datës 13 qershor e deri më 19 qershor, Shqipëria do të mikprerë kulturën e artin suedez. “Fleeting” do të jetë një ekspozitë përfshirëse nga artistet suedeze Nina Wedberg Thulin & Maria Backman e cila do të çelet më datë 13 qershor. Një natë më pas, më 14 qershor do të vijë koncerti i muzikës klasike, me virtuozë të jashtëzakonshëm, i cili do të zhvillohet në Teatrin e Metropolit.
Ruajtja e së kaluarës dhe formësimi i së ardhmes, do të jetë një tjetër aktivitet i cili do të zhvillohet tek Kube, në Gjirokastër. Ky aktivitet (16 qershor) do të jetë një takim mes kulturës shqiptare dhe asaj suedeze në qytetin historik të Gjirokastrës, për të reflektuar mbi trashëgiminë dhe bashkëpunimin.
Performanca e këngëtares Jenny nga grupi legjendar Ace of Base do të jetë kulminacioni i Javës Kulturore Suedeze, me një super performancë live që do të elektrizojë sheshin Skënderbej mbrëmjen e datës 17 qershor.
Dhe në 18 qershor do të ketë aktivitete kushtuar përdorimit të biçikletës nën moton “Së bashku për një Shqipëri më të gjelbër & më të sigurt”.
/a.f/