E Martë, 3 Nëntor 2026

Golemi pret ambasadoren Kato: Rritje e interesit të turistëve nga Japonia për Gjirokastrën

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi priti në një takim ambasadoren e Japonisë, Kikuko Kato.

Gjatë takimi Golemi dhe Kato diskutuan vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.

“Me mbështetjen e palës japoneze, po zgjerojmë kapacitetet për të ndërtuar një qytet dhe mjedis më të pastër”, tha Golemi në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadroja Kato i dhuroi një sërë tituj librash bibliotekës së qytetit.

Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “ky bashkëpunim është shumë domethënës edhe për pasurimin e fondit të librave dhe botimeve në bibliotekën “Apostol Meksi””.

Golemi tha se “po shohim një rritje të interesit të turistëve nga Japonia, të cilët vizitojnë Gjirokastrën në numër gjithnjë e më të madh”.

1 nga 8

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›