E Martë, 3 Nëntor 2026

“Jehona e Vjosës” gjallëron Memaliaj

Memaliaj, dikur qyteti i minatorëve, është kthyer në qendër të kulturës shqiptare me Festivalin Mbarëkombëtar të Folklorit “Jehona e Vjosës”. 

Ky  festival, që tërhoqi artistë dhe grupe folklorike nga mbarë vendi, është kthyer në një festë të vërtetë të kulturës dhe traditës shqiptare. 
Pjesëmarrësit shfaqën valle tradicionale, këngë popullore dhe instrumentale të trashëguara nga breza të tërë ku natën e pare të tij performuan 14 grupe . 

Organizatorja e festivalit, znj. Enkelejda Fejzo , u shpreh: “Jemi të lumtur që ky festival po zhvillohet ne Memaliaj shpresojme te bëhet një traditë e dashur për të gjithë shqiptarët. Ai jo vetëm që na sjell më afër njëri-tjetrit, por edhe na ndihmon të ruajmë dhe promovojmë pasurinë tonë kulturore.”

Festivali do të vijojë edhe ditët e ardhshme. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›