E Martë, 3 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtoresha e QSUT Alma Cani, ja kush e zëvendëson

Alma Cani, drejtoresha e QSUT ka dhënë dorëheqjen sot në mesditë, dhe pritet të emërohet në vend të saj mjekja pediatre onkohematologe Donjeta Bali.

Sipas burimeve për Abc News, pritet që ditën e nesërme në orën 10:00 do të bëhet prezantimi i drejtoreshës së re me stafin e QSUT.

Alma Cani ka qëndruar për rreth 14 muajsh si drejtuese e QSUT, që prej 25 Marsit të 2024. Sipas burimeve, Alma Cani do kthehet sërish te Shefqet Ndroqi, si nëndrejtoreshë dhe shefe reanimacioni. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›