E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jepet pretenca për Eduart Kaprin, SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri.

SPAK kërkon një vit e 6 muaj burg për Kaprin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbritet në 1 vit burg.

Më 14 tetor 2024, ai u mor i pandehur, pasi lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të një pallati 12 katësh, që po ndërtohej nga kompania e tij.

Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie, prona kaloi në emër të vëllait.

Jo vetëm kaq, por pallatit iu shtuan edhe 2 kate të tjera.

Eduart Kapri dhe dy zyrtarë të bashkisë, akuzohen për shpërdorim detyre./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›