Operacion Shqipëri-Itali kundër trafikut të drogës, 12 të arrestuar, 6 prej tyre shqiptarë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italine kanë finalizuar operacionin ndërkombëtar të koduar “ICARO.AL”.
Në kuadër të këtij operacioni 12 persona janë arrestuar, ndërsa 8 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Në Shqipëri janë vënë në pranga 5 persona me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ndërsa në Spanjë u arrestuar një tjetër pjesëtar i gurpit kriminal, me origjinë shqiptare.
Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, vunë në pranga shtetasit:
Igli Dervishi, 30 vjeç, banues në Elbasan;
Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan;
Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan;
Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër;
Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Më tej, si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë shqiptare, dhe shkëmbimit të tij me homologët spanjollë, u vu në pranga në Spanjë shtetasi shqiptar me precedent penal, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç.
Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.
Në koordinim me partnerët, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të arrestuar./vizionplus.tv