E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic Serbia nuk merrstatusin pa njohur Kosoven

Ne nje deklarate te dhene per shtyp sot ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ka deklaruar se 4 ministra te Jashtem te BE-se kane thene se Serbia nuk mund te futet ne BE pa njohjen formale te pavaresise se Kosoves.

Serbia nuk mund te futet ne BE pa njohjen formale te pavaresise se Kosoves. Keshtu ka deklaruar ne nje dalje te tij per mediat ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic.

Jeremic ne debatin Serbia dhe BE tha se tani askush ne qendrat e fuqishme me ndikim nuk ka menduar per asnje mundesi tjeter per Kosoven pervecse Serbia ta pranoje planin e Ahtisaarit dhe ne fund te njohe pavaresine e Kosoves ne kuptimin e plote formal te kesaj fjale.

Me tej ai tha se Serbia ne dhjetor nuk mundi te fitoje statusin e kandidatit per ne BE pa hequr dore ne menyre perfundimtare nga Rezoluta 1244.

Kemi treguar fleksibilitet te madh dhe gatishmeri qe te gjendet zgjidhje nepermjet dialogut me Prishtinen mirepo nuk mundemi ta permbushim kete lloj kerkese tha Jeremic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›