E Diel, 1 Nëntor 2026

Kusari-Lila Shqiperia te respektoj marreveshjen mbi doganat

Ministrja kosovare e Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari-Lila ka thene se Kosova mund te vendose cmime reference ndaj prodhimeve te Shqiperise nese nuk e hiqet taksa e references nga ana e Shqiperise per produktet e Kosoves sipas marreveshjes se arritur ne qershorin e 2011.

Sipas Kusari-Lila Shqiperia ka shkelur marreveshjen e arritur me Kosoven per heqjen e cmimeve te references per produktet kosovare sic jane patatja qumeshti vera etj.

Marreveshja ishte arritur ne qershor te ketij viti por Doganat e Shqiperise po aplikojne cmimin prej 18 cent per pataten e prodhuar ne Kosove si dhe kuote per eksportin e veres.

Te dy keto vendime nga ana e Shqiperise ne kundershtim me marreveshjen e arritur me kryeministrin Berisha ne muajin qershor per unifikimin e procedurave fiskale Kosove-Shqiperi. Nese Shqiperia nuk heq taksen e references atehere do te vendosim masen e reciprocitetit deklaron Mimoza Kusari-Lila.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›